foto: Ilustrim

Gjilan, ndalohet i dyshuari se dha afër 60 mijë euro fajde

Burri me iniciale A.K, është ndaluar për 48 orë në Gjilan si i dyshuar për fajde.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i dyshuar A.K., ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 59,500.00 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat t’i kërkonte nga i dëmtuari E.I., me kamatë prej 30%.

Kjo i bie që vlera e përgjithshme e mjeteve financiare që i dëmtuari do t’ia kthente të dyshuarit ishte 76,800.00 euro

Tutje thuhet se prokuroria do te kërkojë masën adekuate për sigurimin e të pandehurit për zbatim të suksesshëm të procedures.

“Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të kërkojë nga Gjykata kompetente në Gjilan, masën për sigurimin e pranisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale”, përfundon njoftimi i Prokuroris së Gjilanit.