Foto: KALLXO.com

Gjilan, ndalohet 24 orë për kanosje

Një person është ndaluar në Gjilan nga Policia e Kosovës për 24 orë pasi dyshohet se kanosi një person tjetër.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur pasi që dyshohet se kishte kryer veprën penale kanosje ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.