Ilustrim

Gjilan, ndalohen dy persona për fajde, dyshohet se për 50 mijë euro morën 800 mijë

Prokuroria e Gjilanit sot ka ndaluar N.S. dhe A.S., të dyshuar për vëprat penale – fajde dhe kanosje.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Këto vepra ata dyshohet se i kanë në bashkëveprim duke dëmtuar A.M dhe E.M.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit u kanë dhënë shumën prej 50.000 euro me fajde të dëmtuarve ku në vazhdimësi kanë kërkuar nga këta të fundit që të paguajnë përqindjen prej 20% në muaj.

Me këtë veprim të njëjtit dyshohet se kanë pervetësuar rreth 800 mijë euro si dhe automjete të llojit “Range Rover”, “Mercedes” dhe “Tiguan”, vlera e të cilëve sillet rreth 50.000 euro.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit janë kapur në flagrancë teksa po nënshkruanin gjoja kontratë për shitblerje të një parcele, e në fakt e njëjta parcelë ka qenë marrë në emer të fajdeve.