Ilustrim

Gjilan, mosmarrëveshja në komunikacion eskalon duke ia dëmtuar veturën me dru

Një mosmarrëveshje komunikacioni që ka ndodhur dje në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan ka përfunduar me incident.

Policia e ka arrestuar një person, nën dyshimin se pas kësaj mosmarrëveshje, i ka shkaktuar lëndime një person dhe një personi tjetër ia ka dëmtuar veturën me një shkop druri.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Për këtë prokurori ka mrrë vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në ora 17:03.