Gjilan, makina e aksidentuar lihet në mes të rrugës, krijohet tollovi në trafik

Makina e dëmtuar e lënë në mes të një rruge në Gjilan ka krijuar tollovi në qarkullim.

Në disa pamje të dërguara në adresë të KALLXO.com shihet se makina ka pasur dëme në pjesën e përparme dhe është lënë në atë gjendje në mes të njërit shirit të rrugës.

Për pasojë makinat tjera janë detyruar të presin në kolonën e krijuar dhe devijojnë drejtimin për shkak të pamundësisë së qarkullimit në njërin shirit.