Foto: PK

Gjilan, ligjëratë informuese nga Policia për parandalimin e ngacmimeve seksuale në shkollë

Njësiti i Policisë në Komunitet në Gjilan ka mbajtur ligjëratë informuese me temën “Parandalimi i ngacmimeve seksuale në shkollë”.

Sipas njoftimit të Policisë, kjo ligjëratë është mbajtur në shkollën fillore “Abaz Ajeti“ ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 80 nxënës të klasave të shtata dhe të teta.

“Nxënësit e mirëpritën ligjëratën, ishin shumë të interesuar dhe parashtruan pyetje rreth temës si dhe pyetje në interes të sigurisë së përgjithshme. Po ashtu ata u ndanë të kënaqur edhe me përgjigjet që morën nga zyrtarët e Policisë, gjegjësit nga Njësia për Komunitet në stacionin policor në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë.