Foto: Ilustrim

Gjilan, kontrabandoi lopë nga Serbia

Policia ka arritur ta identifikojë një person që dyshohet se ka kontrabanduar kafshë nga Serbia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stublinë të Gjilanit dje rreth orës 7:50.

Me urdhër të prokurorit gjedhët janë  konfiskuar, pas verifikimit të dokumenteve nga AVUK-u të cilat nuk janë përputhur me gjendjen faktike.

Rasti, i cili po trajtohet si kontrabandim me kafshë, është duke u hetuar.