Gjilan - Kompanitë e autobusëve në protestë, ndalen të gjitha linjat

Stacioni i autobusëve në Komunën e Gjilanit gjatë ditës së sotme nuk ka punuar.

Kjo si shkak i një proteste nga kompanitë e autobusëve të cilët kanë bllokuar hyrjen e këtij stacioni.

Bashkim Latifi  nga kompania “Egnatia” ka thënë për KALLXO.com se kjo protestë do të zgjasë tërë ditën.

Berisha ka vazhduar tutje se kjo protestë ka ardhë si shkak i dëmeve nga pandemia COVID-19 dhe transporti ilegal.

“Ka shumë arsye, por një ndër to është mos-ndihma e dorës së shtetit në këtë kohë pandemia për ne. Ne e kemi një problem të gjatë me taksitë ilegale, ka shumë, tash më sidomos kohëve të fundit që na u ka kufizu 10% të kapaciteteve po kemi probleme shumë të mëdha sepse taksitë po na marrin shumë njerëz, neve s`po na mbeten njerëz. Ilegalitetin me e largu. Të gjitha kompanitë për momentin janë duke protestuar”, tha ai për KALLXO.com

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Komuna e Gjilanit por të njëjtit kanë qenë të paqassshëm.