Ilustrim

Gjilan, këmbësorja goditet në vendkalimin për këmbësorë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në Gjilan mbrëmë rreth orës 19:30.

Sipas Policisë, një shofer nga pakujdesia gjatë vozitjes ka goditur këmbësoren në vendkalimin për këmbësorë.

Si pasojë e aksidentit viktima pëson lëndime të lehta për çka edhe ka marrë tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe më pas është liruar për në shtëpi.