Gjilan: Infektohet një mjek me COVID-19

Bashkimi Evropian dorëzon pakon e katërt të ndihmave për luftimin e COVID-19

Një doktor në spitalin e Gjilanit ka rezultuar mbrëmë pozitiv me COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, i cili ka thënë se gjendja e doktorit në fjalë është e mirë dhe është në vet izolim.

“Punëtori i njësisë koronare, është doktor i infektuar me COVID-19, edhe konfirmuar mbrëmë. Nuk e dimë kontaktin prej nga e ka marrë, ai është në izolim, edhe doktorët tjerë që dyshohen që kanë simptopmatologji do të testohen. Dy tri ditë ka pasur simptoma gjendjen e ka stabile”, ka thënë Hajrullahu.

Mbrëmë në nivel të vendit kanë qenë 113 raste më COVID-19, ndërsa 12 nga këto raste kanë qenë nga Komuna e Gjilanit.