Gjilan, i hyn në oborr dhe ia djeg veturën

Një i dyshuar ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’iu hakmarrë një personi me të cilin kishin pasur mosmarrëveshje të mëhershme.

Policia raporton se një qytetar është ankuar se i dyshuari i ka hyrë në oborr dhe ia ka vënë flakën veturës së tij.

Sipas ankuesit, akti është kryer nga një person me të cilin ai kishte mosmarrëveshje të mëhershme.

Rasti ka ndodhur në Gjilan mbrëmë rreth orës 22:00.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, është njoftuar edhe prokurori.

Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.