Gjilan, i akuzuari në Suedi nuk mbahet seanca gjyqësore ndaj tij

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për armëmbajtje pa leje, Zenel Demaj.

Shkak për dështimin e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit i cili nuk ju kishte përgjigjur ftesës së Gjykatës.

Kryetari i trupit Gjykues Zyhdi Haziri tha se: “I akuzuari edhe pse e ka pranuar ftesën nuk i është përgjigjur Gjykatës. I njëjti e ka lajmëruar Gjykatën përmes telefonit se gjendet në shtetin e Suedisë për trajtim mjekësor”.

Tutje gjykatësi Haziri tha se: “Të akuzuarit do t`i përsëritet ftesa dhe nëse nuk i përgjigjet (ftesës), ndaj tij do të lëshohet urdhëresë për sjellje me dhunë”.

Sipas Prokurorisë i akuzuari Zenel Demaj, ka poseduar armën pa leje. Sipas aktit akuzues, Demaj pasi është ndalur nga Policia për kontroll rutinore, të njëjtit i është gjetur arma me 17 copë fishek të cilën e kishte bartur pa leje dhe në kundërshtim me ligjin për armët. Arma me fishek i është konfiskuar.

Seanca e sotme u shtye për muajin shkurt.