Gjilan, hajni grabit paratë në një kiosk

Një grua ka raportuar në policinë e Kosovës se derisa ishte duke punuar në kioskë, nën kërcënimin e armës i ka grabitur para nga kasaforta.

Pas kryerjes së veprës, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës nuk ka raportuar për të lënduar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan.