Foto: Ilustrim

Gjilan, grabitje nën kërcënimin e thikës në vendin e punës

Një grua nga Gjilani ka raportuar në Policinë e Kosovës se përderisa ishte duke punuar, një person i dyshuar me maskë ka hyrë në market dhe nën kërcënimin e thikës, i ka grabitur nga arka rreth 100 euro.

Sipas Policisë nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në Gjilan.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit ndërsa rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e Policisë.