Policia Speciale e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Gjilan, grabitje në pikë të ditës, hajnat përdorin sprej dhe elektroshokë

Një rast i grabitjes është raportuar në Gjilan dje rreth orës 16:00.

Sipas Policisë, viktima – punëtor i një poste private, ka informuar se derisa ishte duke dërguar një porosi për një klient, dy persona të maskuar i kanë grabitur rreth 730 euro para të gatshme.

Sipas viktimës, personat kanë përdorur sprej dhe elektroshokë.

Rasti, i cili po trajtohet si grabitje, është duke u hetuar.