Gjilan, gjendet një person i vdekur brenda shtëpisë

Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme brenda një shtëpie në Gjilan.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, ankuesi ka njoftuar se ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:45, ku në vendin e ngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.