Foto-ilustrim

Gjilan, e ther me thikë fqinjin

Një person është therur me thikë sot pasdite në fshatin Cernicë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas zëdhënësit, incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Në këtë incident, një qytetar ka therur me thikë fqinjin e tij.

“Ka pasur një fjalosje dhe më pas njëri prej tyre e ka therur me thikë fqinjin. I njëjti është dërguar fillimisht në Pasjan për tretman mjekësor, pastaj në Spitalin e Gjilanit e më pastaj në Prishtinë. Në bazë të raportit të mjekut, i theruri është jashtë rrezikut për jetë. I dyshimti është i njohur për Policinë dhe është në kërkim”, ka thënë Ismet Hashani për KALLXO.com.