Gjilan, e gjuan axhën me çelës mekanik, e godet gruan e axhës

Një incident gjatë të cilit një person është lënduar ka ndodhur dje rreth orës 14:45 në Gjilan.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte në fjalosje me axhën e tij, gjatë  hedhjes se një mjeti të  fortë metalik (çelës mekanik) në  drejtim të  axhës së  tij, ka goditur gruan e axhës.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Viktimës i është  ofruar ndihma mjekësore në  Spitalin e Gjilanit.

Motivi i incidentit ishte një  kontest pronësor.

I dyshuari është  arrestuar  dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.