
Shtimi i policëve të rinj në veri, Foto: Afrim Ejupi/ KALLXO.com
Gjilan - E dyshuara sulmon zyrtarët policorë gjatë arrestimit, pasi kishte goditur veturën e PK-së duke ikur
21.3.2025 - 10:55
Një grua në Gjilan është arrestuar pasi duke ikur ka goditur veturën zyrtare të Policisë.
Sipas njoftimit, e njëjta duke drejtuar veturën e saj nuk është ndalur në pikë kontrolli të veturave, por duke ikur ka goditur veturën zyrtare.
Ndërsa është bërë e ditur se e dyshuara gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë.
“E dyshuara është arritur që të lokalizohet dhe arrestohet. E dyshuara gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë, për të cilin rast është hapur edhe rast i veçantë ‘sulm ndaj personit zyrtar’.” – thuhet në njoftim.
Me Vendim të Prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.