Ilustrim

Gjilan, e dyshuara godet me mjet të mprehtë një burrë

Një grua dyshohet se ka goditur një burrë me një mjet të mprehtë në stomak.

Rasti ka ndodhur dje në Gjilan në orën 08:30.

Viktima si pasojë e rastit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.