Gjilan, dyshohet se pas dhunimit një 15-vjeçare rezultoi shtatzënë

Prokuroria në Gjilan ka konfirmuar se nën dyshimin se është dhunuar, një 15-vjeçare në Gjilan ka rezultuar shtatzënë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet jashtë Kosovës.

“Më datë 25.10.2022, nga kontrolli gjinekologjik ka rezultuar shtatzënë viktima e moshës 15-vjeçare, ashtu që i dyshuari i moshës 20-vjeçare është identifikuar. Mirëpo pas ndërmarrjeve të veprimeve fillestare te hetimet, ka rezultuar se i njëjti gjendet me punë të përkohshme në Luxenburg dhe se pritet të vijë në Kosovë, në dhjetor të këtij viti” -thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për KALLXO.com.

Tutje thuhet se, në momentin e hyrjes në Kosovë, ndaj të dyshuarit do të zbatohen veprimet e tjera procedurale.

“Prokurori, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe në momentin e hyrjes në Kosovë, ndaj të njëjtit do të zbatohen veprimet e tjera procedurale të përcaktuara me ligj”-thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për KALLXO.com.

KALLXO.com, më 26 tetor ka raportuar lidhur me rastin i cili është në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si dhunim”- thuhej në raportin e Policisë.

Gjilan, dyshohet se një grua rezultoi shtatzënë pas dhunimit