Policia e Kosovës

Gjilan, dyshohet se një grua rezultoi shtatzënë pas dhunimit

Një rast i dhunimit dyshohet që ka ndodhur në Gjilan.

Policia ka njoftuar se dje pas kontrollit mjekësor një grua ka rezultuar shtatzënë.

“Në konsultim me prokurorin, rasti është kualifikuar si dhunim”- ka njoftuar PK.

Tutje thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Prokuroria e Gjilanit dhe është në pritje të përgjigjes.