Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjilan, dyshohet se ngacmonte në vazhdimësi një vajzë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar një vajzë në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari e kishte përcjellë viktimën në rrugë dhe e kishte shqetësuar në vendin e punës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.