FOTO:Shërbimi Korrektues i Kosovës/Facebook.

Gjilan, dyshohet se kontrabandoi gjëra brenda qendrës së paraburgimit, largohet nga puna zyrtari korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna K.R., zyrtar korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, i cili gjatë detyrës dyshohet se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare duke kontrabanduar gjëra të palejueshme brenda qendrës.

Vendimi për largim nga puna është marrë nga komisioni disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka.