Foto: Ilustrim

Gjilan, dy raste të dhunës ndaj grave brenda ditës

Mbrëmë rreth orës  21:00 është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.

Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 11:00, ku i dyshuari ishte arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat bashkëshorten dhe djalin e tij.

Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit për dy rastet janë dërguar në mbajtje.

Vetëm në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Policisë janë raportuar 1 mijë e 3 raste të dhunës në familje.