Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjilan, djali rrahë babanë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjilan, dje rreth orës 16:20.

Policia ka njoftuar se e ka arrestuar  një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, e kishte goditur të atin e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.