Ilustrim

Gjilan – Djali rrah babain e tij

 

Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti ka rrahur babain e tij. Rasti ka ndodhur në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Spitalin e Gjilanit në klinikën e psikiatrisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht babin e tij. I dyshuari është me të meta psikike, me vendim të prokurorit është dërguar në spitalin e Gjilanit (psikiatri) dhe gjendet nën përkujdesjen e policisë”, njofton Policia.