Foto: Ilustrim

Gjilan, burri rrah gruan

Një qytetare ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në Gjilan.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.