Gjilan, bleu barna me 100 euro të falsifikuara

Një pronar i një barnatoreje ka raportuar se një klient ka blerë barna me një kartëmonedhë 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti sipas raportit policor ka ndodhur dje në Gjilan rreth orës 8:35.

Monedha e dyshuar është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme.

Rasti vazhdon të hetohet.