Gjilan, babai raporton djalin e humbur

Një burrë ka raportuar në Polici se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe se tani nuk ka njohuri se ku ndodhet ai.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Gjilanit dhe është raportuar me 4 dhjetor, ditën e shtunë.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori kujdestar.

Me vendim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit.

Rasti vazhdon të hetohet.