Ilustrim

Gjilan – Arrestohet pronari që hapi lokalin, dhe sulmoi policinë

 

Një person është arrestuar nga Gjilan, pasi i njëjti nuk i ka përfillur vendimin për mbylljen e restorantin në kohën e pandemisë COVID-19.

I njëjti nuk u është bindur urdhrave të policisë dhe ka sulmuar zyrtarët policorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19”, njofton Policia.

“Brenda në atë restorant njësiti policor kishte has në 13 persona si klientë dhe 4 femra punëtore të lokalit. I dyshuari kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bën të ditur Policia.