Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet pronari i pompës së karburanteve që shërbente pije në lokal

Policia e Kosovës njofton se një burrë është arrestuar pasi që si pronar i një pompe të derivateve, brenda objektit të saj në hapësirën e kafenesë kishte lejuar që të qëndrojnë një numër i konsiderueshëm i klientëve të cilët janë shërbyer me pije.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zhegër të Gjilanit mbrëmë në ora 21:45 .

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili me vendim, të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar  në mbajtje.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen përkohësisht lokale, baret, restorantet përjashtim bëjnë vetëm barnatorëve dhe marketet, për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi.
Deri më tani janë konfirmuar 33 raste me coronavirus.
Sot është shënuar edhe viktima e parë nga coronavirusi, një i moshuar nga Dumnica e Podujevës.