Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet për rrahjen e gruas

Një gjilanas është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i është ofruar ndihma mjekësore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.