Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet për organizim të lojërave të fatit

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka organizuar në mënyrë të paligjshme lojëra të fatit.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan më 5 nëntor.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë sekuestruar si prova materiale dy laptopë dhe një printer.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.