Ilustrim

Gjilan, arrestohet pasi gjuajti me armë gjatë ahengut familjar

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka gjuajtur me armë zjarri mbrëmë gjatë një ahengu familjar në fshatin Miresh i Vogël të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe pesëmbëdhjetë fishekë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregull, thuhet në njoftimin e Policisë.