Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizikë ndaj bashkëshortes së  tij.

Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Komunën e Gjilanit.

Sipas Policisë, viktima pasi që ka marrë tretmanin mjekësor e njëjta është liruar për në shtëpi.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.

Në raportin 24 orësh të Policisë janë raportuar edhe katër raste të dhunës në familje në rajonin e Pejës, tri në Pejë, një në Deçan, dy në Prizren, një në Prishtinë dhe një në Gjilan.