Gjilan, arrestohet një person për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot në Gjilan e kanë arrestuar një person për veprën “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në lokalin e bastisur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, janë gjetur: 21 shtëpiza kompjuterike, 26 monitor, pesë monitor-tabela të bingos dhe një sferë e topave bingo.

Të gjitha këto pajisje janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës i ka konfiskuar 144 euro.

Pronarit të lokalit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa janë intervistuar edhe 4 persona që kanë luajtur lojëra të fatit.

“Pas bastisjes, për intervistim janë shoqëruar 4 persona të cilët deklaruar se në këtë  lokal kanë luajtur  lojëra të fatit, për intervistim poashtu është shoqëruar edhe i dyshuari/pronari i lokalit ku pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.