
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Gjilan - Arrestohet një person për dhunë në familje
30.1.2025 - 10:52
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Gjilan, më 29.01.2025.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte shkuar ta takonte të fejuarën e vet, edhe pse ajo kishe një Urdhër mbrojtës nga Gjykata.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkuar të takojë ish-të fejuarën në vendin e punës, edhe pse e njëjta kishte Urdhër mbrojtës, të lëshuar nga Gjykata.” – thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.