Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet një person pasi sulmoi babain

Një person me probleme mendore është arrestuar dje në komunën e Gjilanit pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar me probleme mendore, pasi që i njëjti kishte rrahuar babanë e tij viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.