Ilustrim

Gjilan, arrestohet një grua, e dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan një grua, e dënuar me 2 vite e gjysmë burg për veprën penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare.

F.J., 41-vjeçe ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata e Gjilanit.

Pas përfundimit të procedurave e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit.