Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet një 54-vjeçar, dyshohet për kontrabandim të bagëtive nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjilanit sot ka arrestuar F.V., i lindur më 1969 nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me mallra’.

“I dyshuari në periudhën kohore 2019-2020, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin  e kontrabandimit të mallrave, konkretisht transportimin ilegal të gjedheve nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet brezit kufitar (zona e Karaçevës), duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi” – njofton policia.

I dyshuari, i shoqëruar nga avokati i tij, ka pranuar fajësinë gjatë intervistimit.

Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.