Ilustrim

Gjilan, arrestohet mjeku nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Një mjek është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjilan, nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Por, sipas Policisë së Kosovës, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, pasi që dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht mjekun, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

Mjeku për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën Mulla Idrizi në Gjilan.