Ilustrim

Gjilan, arrestohet i dyshuari se rrahu babain

Një burrë nga Gjilani është arrestuar nën dyshimet se ka rrahur babain e tij.

Sipas policisë, i dyshuari paraprakisht kishte pasur një mosmarrëveshje me prindërit e tij dhe më pas ka sulmuar prindin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Trajtim mjekësor përveç babait, ka marrë edhe i dyshuari pasi që kishte goditur me dorë xhamin e derës së shtëpisë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Gjilanit, në repartin e psikiatrisë për tretman mjekësor dhe mbetet nën mbikëqyrje të policisë.