Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet i dyshuari për sulm seksual

Policia në Gjilan ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person, i cili dyshohet për një rast sulmi seksual që ka ndodhur më 27 maj rreth orës 17:00.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Operacioni i identifikimit dhe kërkimit të të dyshuarit ka nisur pasi një grua ka raportuar se vajza e saj është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.