Foto: Kosovo Police, "Facebook"

Gjilan, arrestohet i dyshuari për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Personi me inicialet S. L. është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pasi që kërkohej me dyshimin e përfshirjes së tij në një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” më 22 shkurt 2023.

“Gjatë kontrollimit tek i dyshuari nga zyrtarët policor është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Gardinof e kalibrit 7.65 mm, një fishek i kalibrit 7.65 mm, një karikator dhe një brisk si dëshmi për gjykatën” – ka njoftuar policia.

Prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore.