Gjilan, arrestohet i dyshuari për dhunë ndaj gjyshes së tij

Është arrestuar një i dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj gjyshes së tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të enjten dhe të premten në Gjilan.

Me urdhër të prokurorit  i dyshuari ndalet në klinikën e neuropsikiatrisë pasi sipas policisë ka probleme me shëndetin mendor.