FOTO e armëve të konfiskuara nga Policia në Gjilan

Gjilan - Arrestohet i dyshuari, kapet me arsenal luftarak të armëve

 


Shtatë armë të gjata, tri armë të shkurta të llojeve të ndryshme, 332 fishekë, gjashtë fitila iniciues, gjashtë copë eksploziv 3RD 40mm, dy radiolidhje, tri thikë luftarake, një palë dylbi, pajisje dhe pjesë të tjera për armë si dhe 80,000 copë cigare BOND me banderola të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar në një shtëpi në Gjilan.

I dyshuari pas intervistës  i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.