Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet burri se rrahu gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka rrahur gruan e tij.

Sipas njoftimit, gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Burri pas intervistimit nga Policia është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:40.