Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet burri i dyshuar për dhunë ndaj vajzave të ish-gruas së tij

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet për dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzave të ish-gruas së tij.

Sipas PK, rasti ka ndodhur në Gjilan të enjten.

Rastin në Polici e ka paraqitur gruaja, ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.