Ilustrim

Gjilan, arrestohen tri të dyshuara për prostitucion

Pronarja dhe dy punëtore të një salloni masazhi janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Gjilan.

Policia ka njoftuar se të njëjtat dyshohen për ofrim të prostitucionit.

Sipas njoftimit të policisë, pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion.

Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale.

Po ashtu është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare pasi që në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat penale të lartcekura.

Në konsultim me prokurorin tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.